Fatbardh Kadilli, i cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ka komentuar deklaratat e ish-kryeministri Sali Berisha i cili la të kuptohej se do të rikthehet në PD. Kadilli tha se nuk i beson. Sipas tij as Basha as Berisha nuk kanë çfarë ti ofrojnë më PD.
Deklarata e Kadillit:
“Nuk besoj se Berisha do kthehet, Berisha e di vetë që sdo kthehet po të donte kishte qëndruar por dhe ishte kthyer. Berisha është natyre sfidonte dhe sa të jetë do jetë në luftë nuk është njeri që kalon në qetësi dhe në paqe. Kam bindje se nuk ka çfarë ti propozojë më PD as ai as Basha. Kam respekt për punën që ka bërë më parë”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post