Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk dol t’i ndalë protestat. Berisha shkruan se do të protestojnë deri sa të çlirojnë Shqipërinë nga narko-shteti.
“Do të protestojmë derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narko-shteti. Të rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët, kudo që janë,” shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Dy ditë më parë, një protestë e thirrur nga ish-kryeministri u zhvillua në sheshin para kryeministrisë, kundër bashkëpunimit Rama-Vuçic.
“Theksoj se kjo s’është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal por aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij Tiranën e Shkupin që sjell konfliktualitet, ushqen nacionalizmit dhe largon Ballkanin nga Europa, vendos hegjemonisë serbe në rajon dhe rajonin si zonë të influencës ruse. Aq më tepër kjo përmban një rrezik serioz po të kemi parasysh se dy vende vasale të Beogradit që janë anëtarësuar në këtë aleancë janë vende anëtarë të NATOS-s dhe e kanë bërë këtë akt pa marrë asnjë miratim nga NATO”, tha Berisha një ditë pas protestës.
Diskutime rreth kësaj post