Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë alarmin për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Berisha shprehet se sot Shqipëria është kthyer e gjitha në spital.
“Gabimet më fatale ishte te kufizimi i testimeve, te refuzimi i shtrimeve. Sot Shqipëria është kthyer e tëra në spital, vjedhjet masive në tenderime gjatë pandemisë. Gabim fatal ishte përcaktimi zyrtar i fondeve më të ulëta në botë për përballjen e pandemisë. Gabim fatal ishte hapja e shkollave, KRIJIMI I komitetit në konflikt të plotë interesi.
Unë shfrytëzoj këtë rast të bëjë thirrje të krijohet një komitet kombëtar për përballimin e fatkeqësisë më të madhe. Komiteti të jetë nën drejtimin e presidentit. Të krijohet komiteti kombëtar i ekspertëve me ekspertë ndërkombëtarë”, u shpreh Berisha për A2.
Diskutime rreth kësaj post