Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Artur Metanit nga posti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pasi sipas tij ai është i zhytur në aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, Metani pa asnjë tagër kushtetues ka drejtuar mbledhjet e 5 zv.ministrave, për interesa të mafies së plehrave. Sali Berisha u shpreh gjithashtu se Artur Metani është një kërcënim për hetimin në aferën e inceneratorëve. -Bashkë me Engjell Agacin – u shpreh Berisha -ata kanë legjitimuar një procedurë që kurrë nuk është gje tjetër veçse procedurë krimi-.
“Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit kryesor të aferës së djegëseve në Shqipëri.
Artur Metani, informoj shqiptarët se bashkë me Engjell Agacin është njeriu që ka argumentuar, që ka marrë pjesë në arsyetimet më antiligjore që qëndrojnë në bazë të VKM dhe ministrive të tjera. Artur Metani, ish drejtuesi i departamentit juridik të këshillit të ministrave, i cili është para qytetareve shqiptarë gardiani kryesor i respektimit të ligjeve dhe akteve të mëparshme nënligjore në vendimet e Këshillit të Ministrave.
Bashkë me Agacin ata kanë legjitimuar një procedurë që kurrë nuk është gje tjetër veçse procedurë krimi. Artur Metani është i zhytur kokë e xhep në vjedhjen e shekullit. Në një praktike të pashembullt pa asnjë tagër ka kryesuar mbledhjen me 5 zv.ministra në ministrinë e Mjedisit e bërë me qëllim nga Rama dhe Agaci për te hedhur poshtë strategjinëe e hartuar me 4 mln euro, investime të BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri. Ky zotëri ka kryesuar mbledhjet e zv.ministrave pa asnjë tagër, thjesht për interesa të kupolës së mafies se plehrave, të vetes së tij, Rama dhe Agacit.
I kërkoj dorëheqjen nga posti sepse përben një potencial madhor për të gjithë hetuesit dhe prokurorët dhe gjykatësit e kësaj cështje, pasi ai vetë është i inkriminuar tërësisht dhe plotësisht”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post