Ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje për protesta duke dalë kundër linjës së kryedemokratit Basha i cili vazhdon takimet së fundmi me qytetarët duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Berisha shprehet se opozita bashkë me shqiptarët duhet ta krehë Ramën.
“Përveçse ka një marrëveshje, ka një kërkesë ekspicite të Berlinit, të Brukselit por edhe të vetë sekretarit të shtetit për votimin e marrëveshjes. Njeriu që e siguron marrëveshjen është ai. Ai kundërshtoi me forcë identifikimin biometrik, ishte mekaniku kryesor për të vjedhur votat.
E dyta, administrata. Kishte një raport ndërkombëtar që thoshte është shumë e politizuar. Pikën e dytë e gjeti vetë Rama. Më pas bëri drafte dhe thoshte “thoni u ndryshua sistemi”. ODIHR nuk ka kërkuar në asnjë raport ndryshim sistemi. Pastaj merret me lloj lloj gjëra. Do ndaloj koalicionet, do bëjë këtë. E bën. Çfarë nuk pret nga ky! Shqiptarët duhet ta krehin për leckat. Kjo është e gjitha. Europa foli. Nuk ka negociata me Edi Ramën.
Tani u kuptua më lehtë nga shqiptarët kush është Edi Rama. Duhet të dalim dhe ta krehim. Kjo opozitë duhet ta krrehë Ramën bashkë me shqiptarët. Rama është leckë e djegur. Atë që i ka bërë vetes nuk ja ka bërë askush”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post