Anëtarët e Partisë Demokratike mbështetës të Sali Berishës janë thirrur të shtunën në referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar, ndërsa delegatët që mbështesin këtë të fundit janë thirrur në Kuvend kombëtar në Tiranë.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se në këto orë “që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim”.
Postimi i Berishës:
“Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës.
Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.
Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb.”-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post