Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë të papritur sot me gazetarët në orën 12:00.
“Të dashur miq, sot në orën 12:00 do të zhvilloj një konferencë për shtyp në hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas dëshirës, të jenë të pranishmë! sb”, – shkruan Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Ende nuk dihet se çfarë do të komunikojë ish-kryeministri.
Kujtojmë se Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka kërkuar disa ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, ish-presidentin e shpallur non-grata nga SHBA-ja, duke i paralajmëruar se në të kundërtën do të rrezikojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Diskutime rreth kësaj post