Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me një ngjarje të ndodhur orë më parë, ku një studente e identifikuar si Mirela Ruko i ka hedhur ministres salcë në kokë në mbledhjen e Samitit Ndërkombëtar të Studentëve.
Berisha e quan këtë akt të studentes si guximtar.
Reagimi i Berishës:
Ne nje akt te guximshem, nje student i ka lyer me boje te kuqe floket ministres shkaterrimtare te arsimit, Lindita Nikolla! sb
(VIDEO)
Te dashur miq, aktivistë të Lëvizjes për Universitetin i kanë derdhur bojë të kuqe ne floke sot ministres se Arsimit, Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti te Piramida ku po mbahej Samiti Ndërkomëbtar i Studentëve.
Nikolla ishte e ulur, teksa i afrohet një aktiviste që e ka sulmuar më bojë të kuqe.
Më pas Lëvizja për Universitetin ka reaguar në Facebook përmes një komunikate. Më poshtë reagimi.
Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.
Rezistenca vazhdon!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!
Diskutime rreth kësaj post