Njerëzit sakrifikojnë shumë për pasionet e tyre, por kjo histori është nga më të veçantat që keni dëgjuar. Një 84-vjeçar nga qyteza Guce, në provincën verilindore turke Giresun, përshkon çdo ditë në këmbë një rrugë prej 8 km për të lexuar gazetat.
Ahmet Ali Demirel, baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 32 nipërve, ecën çdo ditë rreth një orë e gjysmë në këmbë, deri në qendër, ku ndodhet edhe kioska e gazetave.
Pasi lexon shtypin e shkruar ai kthehet sërish në këmbë në shtëpi.
Në një rrëfim për ‘Anadolu Agency’, Demirel shprehet se burimi i vetëm i informacionit që nga fëmijëria e tij kanë qenë gazetat.
Edhe pse sot burimet e informacionit janë të shumta, 84 vjeçari nuk ka hequr dorë nga zakoni i tij i vjetër.
Diskutime rreth kësaj post