Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ka tërhequr pasaportën.
Një ditë më parë, Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm.
Ai apeloi vendimin e gjykatës që nuk i lejonte atij të lëvizte jashtë vendit, por tashmë Tahiri është i lirë për të shkuar jashtë shtetit duke rimarrë pasaportën.
Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda u bë më 12 dhjetor, pas kërkesës së prokurorisë.
Diskutime rreth kësaj post