Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të bëhet baba për herë të dytë.
Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha e kanë mbajtur të fshehtë këtë lajm për muaj me radhë, duke u treguar mjaft të rezevuar me daljet publike.
Por ka qenë “Gazeta Shqiptare” që ka bërë të ditur lajmin, burimet e së cilës kanë treguar se shumë shpejt do të vijë në jetë një tjetër djalë.
Gjithashtu është zbuluar se pritja e ëmbël është drejt fundit dhe për pak javë vogëlushi do të vijë në jetë.
Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër edhe të një djali tjetër, Drinit 8-vjeçar.
Diskutime rreth kësaj post