Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar akuzat e hedhura nga Saimir Tahirit si një farsë të Prokurorisë, që sipas tij, është e veshur politikisht. Duke folur për herë të parë para Grupit Parlamentar të PS mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, kryeministri tha se nuk do bëjë avokatin e Saimir Tahirit, pasi e ka bërë me mish e me shpirt pa ja kërkuar ai dhe shkëmbyer kurrë asnjë favor përveç miqësisë dhe ideve.
Duke mos i besuar akuzat e Prokurorisë, Rama e cilësoi Tahirin si ministrin më popullor, më të suksesshëm, por edhe më të urryerin, duke shtuar se e ka mbrojtur atë për shkak të punës së vështirë për të ngritur Policinë e Shtetit.
‘Ku u gjet ky zell i madh i një Prokurorie që s’ka lëvizur as fijen e flokut ndaj krimit, me një bilanc memec, me ca akuza të pabaza. Vazhdon avazi, policia kap natën dhe kriminelët vijnë në mëngjes duke dredhur zinxhirin në dyert e gjykatave. Prokurorët ta mbledhin veten, të fokusohen te çështja dhe të bëjnë punën e tyre, dhe jo të gjykojnë me këtë mungesë të tmerrshme provash. Ne do t’i japim një mbështetje serioze hetimit. Refuzojmë kërkesën për arrest”, tha ndër të tjera me tone të forta kryeministri.
Rama tha se Tahiri do hetohet si deputet i lirë, jashtë funksioneve në Partinë Socialiste dhe jashtë Grupit Parlamentar.
Tahiri duhet të hetohet me të gjithë mundësinë që parashikon kodi dhe deri kur të dalë e vërteta. Por nuk do të përzihemi politikisht si mbrojtës të Tahirit, nga unë deri te të gjithë të tjerët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Tahirit. Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar. Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova.
Diskutime rreth kësaj post