Artan Hajdari është avokati që mbron Saimir Tahiri përballë kërkesës së Prokurorisë për heqje të imunitetit të deputetit dhe arrestimin e tij për akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe të korrupsionit pasiv.
Artan Hajdari është juristi i Federatës Kombëtare Shqiptare të futbollit dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për ndeshjen e nderprerë te stadiumi ‘Partizani’ në Beograd me 14 tetor 2014 ndaj Serbisë.
CV
Avokat Artan Hajdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane. Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës.
Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998. Në periudhën 1991 – 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 – 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate.
Në periudhën 1993 – 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “ Haxhia & Hajdari”. Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet.
Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare. Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali “, Vlorë.
Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë financiare.
Diskutime rreth kësaj post