Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, është shprehur se në vendin tonë mungon drejtësia.
Më tej Korreshi shtoi se i kishte sjell një palë çizme ministres së Bujqëisë si dhuratë nga fermerët e Lushnjës.
Saimir Korreshi: Një hartë gjyqësore që sot po centralizohet për ta pasur në kontroll. Dihet që proceset gjyqësore nuk zgjidhen brenda ditës. Krijohet kaos. Drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Do katër vjet të dali çështja po të jesh me fat. I bëjmë thirrje dhe deputetëve të PS duhet të dëgjojnë më tepër mendimin e qytetarëve të Lushnjës. Fermerët me kishin bërë dhuratë për Ministren e Bujqësisë një palë çizme por garda nuk më la t’i fusja brenda. Mos vallë këto fara që kanë probleme fermerët mos kanë ardhur pak fare nga ju kontrabandë?! Lekët janë rruajtur si gjithmonë.
Diskutime rreth kësaj post