Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje kriminale e një profili të rëndë. Në vendin e quajtur ‘Markata Rus’ në lagjen ‘Partizani’, 31-vjeçari Fatos Ferracaku u ekzekutua me 8 plumba në kokë, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj mbeti i plagosur.
Motivi i krimit nuk dihet ende, ndërsa një burim i tha Lapsi.al se policia ka dyshime që Ferracakët kanë dijeni për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, prandaj po ekzekutohen për të humbur gjurmët e krimit.
Për Arjan Ferracakun që u ekzekutua teksa shëtiste me kalë më 1 shtator, u hodh në media teza se ai mund të ishte ekzekutuar gabimisht.
Por burimet thonë për Lapsi.al se ai ka parë vrasjen e ish policit dhe bashkëjetueses së tij. Për të njëjtin motiv, pra të pasjes dijeni për këtë ngjarje, duket se është ekzekutuar sot edhe kushëriri i tij, Fatos Ferracaku.
Ferracaku, tregtar peshku në markatë, u nda nga jeta në spital. Dëshmitarë të vrasjes ishin dhjetra qytetarë, të pranishëm në këtë zonë të populluar të Shkodrës.
Autorët e vrasjes u larguan nga merkata me motorr.
Sipas dëshmitarëve të shumtë, ata ishin të maskuar.
Motori që përdorën vrasësit u gjet i djegur në një lagje periferike të Shkodrës.
Policia ka shoqëruar disa persona deri më tani, por ende nuk dihet kush janë autorët. /Lapsi.al
Diskutime rreth kësaj post