Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Vendimi i tij erdhi pas publikimit të një videoje intime të tij duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë. Pasi kërkon një ndjesë të thellë për videon, Gjici shprehet se ra pre e një kurthi të përgatitur me detaje.
E sa i përket vajzës në video, ai thotë se prej disa kohësh është në një marrëdhënie intime me të, por prapë se prapë, “kjo nuk justifikon atë që ka ndodhur”. Komentet me reagime nga më të ndryshmet ishin të shumta në faqen e tij në Facebook duke e detyruar që t’i bllokojë.
Diskutime rreth kësaj post