Sadri Ramabaja, i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës, sot është sjellë para organeve të drejtësisë në Prishtinë ku dhe ka filluar seanca kundër tij.
Ai dje është deportuar nga policia shqiptare në Kosovë.
Ramabaja ishte arrestuar në portin e Durrësit me një pasaportë me leje qëndrimi franceze, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ramabaja, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosja, dyshohet të jetë anëtar i organizatës “Syri i Popullit”, e cila vjet doli me një listë emrash që, sipas saj, duhej të likuidoheshin në Kosovë, raporton “Koha Ditore”.
Njëri nga anëtarët e kësaj organizate, Murat Jashari, tashmë është në paraburgim me akuzën për tentim vrasje ndaj Azem Vllasit.
Dyshohet se Ramabaja ka pasur bashkëpunim me Jasharin.
Diskutime rreth kësaj post