Armando Sadiku u shpreh i kënaqur për paraqitjen me Italinë, ndonëse jo me rezultatin. “Luajtëm të barabartë. Kishim disa shanse dhe goditëm portën, por u ndëshkuam nga një gabim. Me pak fat, do të kishim realizuar dhe ndeshja do të ishte ndryshe. Mendoj se u ndëshkuam nga një episod”, – tha ai.
I pyetur nëse e shkëmbeu fanellën me portierin Gigi Buffon, lojtari nga Elbasani e pranoi. “Po. Ai është një legjendë për mua dhe kur ishte një goditje këndi, ia kërkova dhe më tha ok kur të mbarojë ndeshja”.
Diskutime rreth kësaj post