Telenovela e ‘Rebelde’, është transmetuar në Shqipëri në vitin 2008 dhe në atë kohë ka thyer rekorde shikueshmërie.
Të gjithë të rinjtë ishin fiksuar pas saj, madje shpesh imitonin veprimet e aktorëve ose identifikoheshin me ta.
Në vitin 2008, të gjithë dëshironin të jetonin në kolegj, pasi e mendonin jetën po aq të bukur sa shfaqej në telenovelë.
Aktorët më kryesorë të ‘Rebelde’ ishin: ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’.
Anëtarët e grupit u takuan në dhjetor të 2019, kur edhe kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen bashkë dhe në të shkruanin: “Përgjithmonë”, duke ndezur shpresat tek fansat për një ribashkim.
Ribashkimi nuk ka ndodhur ende, por lajmi i mirë është që “Rebelde” po vjen në Netflix.
Në fakt, të gjithë e kemi pritur kaq shumë këtë lajm, saqë na u duk i pabesueshëm! “Miqtë” tanë të adoleshencës po kthehen sërish.
Në fakt, jo vetë ata por një kast i ri, me të njëjtën histori.
Ka qenë vetë Netflix që ka konfirmuar rikthimin e të rinjve në Elite Way School, por në 2021-in, ata i përkasin një tjetër gjenerate. Kasti është zëvendësuar me aktorë të rinj, të cilët do të zhvillojnë skenat në të njëjtën shkollë, “Elite Way School”.
Personazhi i vetëm që do të luhet nga aktorja origjinale është ai i Celina Ferrer, por kësaj here vjen si drejtoreshë shkolle.
VIDEO:
Rebelde is coming back!
In 2022, head back to Elite Way School as a new generation of students hope to win the Battle of the Bands. pic.twitter.com/UlBuKw1fyP
— Netflix (@netflix) March 1, 2021
Diskutime rreth kësaj post