Numri 2 i PD, Edi Paloka nuk iu ndahet akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama. I ftuar sot në emisionin e mëngjesit në Vizion+, Paloka u shpreh se 30 qershori nuk ishte dështim i opozitës, por tregoi se sa është Rama i urryer si kryeministër.
Postimi i plotë i Palokës:
“Shqiptareve nuk do ju ndahen fatkeqësitë sa të jetë Rama kryeministër. Ai është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë këtij vendi!
30 qershori nuk ishte ‘dështim’ i opozitës, përkundrazi e nxori Ramën lakuriq jo vetëm para shqiptarëve, por përpara gjithë botës.
30 qershori tregoi se Rama nuk heq dorë nga të inkriminuarit dhe vjedhja e votës edhe kur është i vetëm.
30 qershori tregoi se Rama është në pikën më të ulët të mbështetjes që ka patur ndonjëherë një parti e madhe. 85% e shqiptareve kërkojnë largimin e tij.
Opozita nuk ka harruar të thërrasë ‘Rama ik’ se edhe sikur ‘të harronim’ nuk na lënë qytetarët që e kane kthyer në himn nga rrugë në stadiume…
Rama është sot kryeministri më i urryer nga shqiptaret këtej e andej kufijve”, shkruan Paloka krahas video së intervistës së mëngjesit në Vizion+.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post