Sipas të dhënave të INSTAT, 4% e popullsisë së Shqipërisë është shprehur se janë ateistë, ndërkohë që 10% e personave të pyetur nuk kanë preferuar që të deklarojnë besimin e tyre.
Ndërkohë, nga ata që janë deklaruar, rezulton se 1.1 milion janë myslimanë suni; 116 mijë, myslimanë bektashinj; 202 mijë janë katolikë; 174 mijë, ortodoksë; 9 700 ungjillorë dhe 3 400 kanë deklaruar besime të tjera.
Më herët, INSTAT deklaroi se në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.
Vlen të theksohet se është ulur ndjeshëm numri mesatar i anëtarëve për familje, e cila ishte 3.7 në Censin e fundit.
Diskutime rreth kësaj post