Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në “Mbrëmje në ABC” tha se Kushtetutës i është vrarë gardiani dhe po shpartallohet, kjo sipas tij është edhe arsyeja që asnjë shqiptar nuk do të mungonte në mbrojtje të saj.
“Kërkesa jonë e fortë është ulja drastike e shpenzimeve të partive. Partitë mund të shpenzojnë dhjetëfishin e shumës më të madhe publike. Pse shqiptarët duhet të pranojnë fushata luksose. T’ja ulim koston shqiptarëve”, tha Bylykbashi.
Problematike ka qenë blerja te votuesi. A keni arritur në draftin tuaj të diskutoni depolitizimin e Komisineve të përpunimit të votës dhe a mundet që me këtë reformë të shmangni blerjen e votës në gjenezë?
Bylykbashi: Financimi i partisë politike është pjesë e 9 kushteve që ka Bundestagu. Transparenca është një nga elementët thelbësorë që në po përforcojmë. Duke rritur mekanizamt e kontrollit, partitë të mos bëjnë deklarime fallco por të kenë mundësinë që këto të kontrollohen. Pasojat duhet të jenë të ashpra deri në humbje të mandatit, kur kemi shkelje të finacimit.
“Ne po punojmë për rregulla të shtuara të Kodit zgjedhor. Do të ketë rregulla të shtuara në ligjin e finacimit të PD.
Tubimi i Presidentit bënte çdo shqiptar të dilte në shesh. Ne populli shqiptar krenar për nga vijmë.
Kushtetutës i është vrarë gardiani që është Gjykata Kushtetuese dhe po shpartallohet. Për këtë arsye kushdo do të ishte pjesë e manifestimit”, tha Bylykbashi.
Sa mundësi ligjore ka Presidenti të shpërndajë Parlamentin?
Bylykbashi: Një Parlament me dinjitet ka të drejtë për tu vetëshpërndarë.
Në vullnetin e plotë dhe të lirë ajo që prevalon në historin është interesi i publikut shqiptar. Po shkelin Kushtetutën për të grabitur pasuritë e qytetarëve. Presidenti nxjerr dekrete dhe ne kemi një Parlament që ka dalë nga kontrolli.
Nëse Meta mbledh njerëzit përpara Parlamentit, opozita do ta mbështesë?
Bylykabshi: Di të them që Kushtetuta kërkon përfaqësim të shqiptarëve. Ne na ka rënë kontrolli mbi qeverinë.
Diskutime rreth kësaj post