Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari është prej vitesh në një lidhje dashurie. Identiteti i partnerit u bë i ditur vetëm pak muaj më parë nga mediat.
Ai quhet Françesko dhe është atlet në sportin e xhudos në Tiranë, si dhe inxhinier software. Së fundmi, si rrallëherë Fjoralba ka folur rreth marrëdhënies së tyre. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, moderatorja ka treguar se ai është mbështetja e saj më e madhe.
“Sa mbështetje ke nga partneri duke ditur si është televizioni?”, i ka shkruar dikush. “Është mbështetja ime më e madhe, pastaj më shumë se televizionin, më njeh mua si jam”, ka replikuar ajo.
Diskutime rreth kësaj post