Ulja në një tryezë bashkëbisedimi e Presidentit Ilir Meta me djalin e George Soros, Aleksin ka ngjallur reagime të shumta në politikën shqiptare. Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nuk e ka lënë pa ironizuar këtë takim, nisur nga akuzat e shumta që Presidenti Meta ka bërë ndaj Sorosit.
Spahiu shkruan se Meta i ka kërkuar Aleks Sorosit që të mos e shkarkojnë nga posti i Presidentit, madje me ironi shkruan se i ka ofruar edhe para.
“Sa lekë doni, që të mos më shkarkoni”, janë fjalët që Spahiu vë gojën e Presidentit Meta.
Ndërsa përgjigja është po aq ironike.
“Do flas me babin dhe të kthej përgjigje”, është përgjigjja që Spahiu shkruan se i ka dhënë djali i Sorosit, presidentit Meta.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post