Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë. Nëse keni hyrë në shtatzëni me peshë trupore shumë të dobët, atëherë mund të shtoni deri në 16 kilogramë, por nëse keni qenë me peshë më të madhe, përpiquni të mos shtoni më shumë se dhjetë kilogramë, sepse nëse shtoni shumë peshë, yndyra dhe lëngjet do të fillojnë të grumbullohen në trup, të cilat mund të çojnë në komplikime ose probleme pas lindjes.
Në fillim të shtatzënisë, ju nuk shtoni shumë peshë në tre muajt e parë, mesatarisht vetëm një ose dy kilogramë, madje disa shtatzëna mund të humbasin peshë gjatë asaj periudhe për shkak të të vjellave të shpeshta në mëngjes. Në tremujorin e dytë, nëna e ardhshme shton pesë deri në gjashtë kilogramë, njëra prej të cilave shkon tek foshnja, ndërsa në tremujorin e tretë shton katër ose pesë. Pak para lindjes, pesha zakonisht ndalon së rrituri dhe disa gra shtatzëna shpesh humbin disa kilogramë.
Për të mos shtuar peshë më shumë se sa rekomandohet, kur ndiheni të uritura pas një vakti të rregullt, mendoni nëse në të vërtetë keni etje, sepse ka shumë mundësi që të jeni të dehidratuara për shkak të çekuilibrit hormonal. Nëse rezulton se jeni ende të uritura, është më mirë të hani fruta sesa një hamburger ose çokollatë të madhe. Studimet kanë treguar se gratë obeze kanë më shumë gjasa të lindin foshnja me defekte të lindura në zemër, ndryshe nga ato që kanë një peshë trupore normale. Gjithashtu, gratë shtatzëna të shëndosha kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga diabeti, presioni i lartë i gjakut, lindja me prerje cezariane dhe gjakderdhja e rëndë.
Diskutime rreth kësaj post