Nëse Admir Murataj nuk do të kishte mbetur i vrarë e gjithë kjo grabitje spektakolare e Rinasit do kishte një skenar tjetër.
E para dhe më e rëndësishmja emri i tij nuk do kish dalë asnjëherë në skenë sepse të vetmet imazhe që policia do të kishte do ishin këto ku ai shfaqet i maskuar.
Por ky imazh është thjesht një maskë e riprodhuar e cila mund të blihet lehtësisht ose të porositet në internet për 600 deri 2000 dollarë. Këto maska gjenden në disa variante dhe krijojnë një puthitje të plotë me portretin aq sa riheqja e tyre bëhet e vështirë.
E vetmja pikë që mund të lërë shenjë janë sytë por për këtë Admir Murataj kishte menduar ti mbulonte me këto syze të errëta. Nuk dihet nëse kjo maske i korespondon një identiteti që në të vërtetë eksziston.
E sigurtë është se personi poshtë maskës donte që policia te shihte pikërisht këtë imazh kur ai lëvizte nën hundën e kamerave të sigurisë apo poshtë avionit ku pasagjerët kujtuan se po bëhej ndonjë operacion i simuluar.
Profili i tij flet se maskat i ka përdorur edhe herë të tjera ashtu sikurse identitetet. Por përse gjithë kjo lojë e Admir Murataj i cili mendohet se bashkë me maskën kishte edhe këto doreza të cilat bëjnë që të mos mbetet askund shenja gishtash? Kjo është akoma një pikëpyetje e madhe por që ekspertet kriminaliste shqiptarë është një rast i vështirë të analizohet meqë ata as e kanë eksperiencën për të tilla ngjarje përveç materialeve fiction që i ka furnizuar Holliwoodi.
Diskutime rreth kësaj post