Pasuria e Behgjet Pacollit, ministrit të Jashtëm të Kosovës është përrallore. Ai erdhi nga biznesi në politikë duke u bërë politikani më i pasuri ndër shqiptarë.
Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka pasuri në vlerë miliona euro.
Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro. Përveç avionit, Pacolli ka dhe tetë vetura jashtë Kosovës. Ai ka gjashtë mercedesa, të cilët kushtojnë qindra mijëra euro.
Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 2 milionë euro.
Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding dhe si mëditje nga Qeveria e Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post