Numri i personave të infektuar me koronavirus po rritet nga dita në ditë në Europë. Shkencëtarët gjithmonë e me tepër po kryejnë kërkime në lidhje me pandeminë e virusit të ri, që ka vënë në alarm botën.
Sa kohë jeton në trupin tuaj?
Një studim nga revista mjekësore Lancet jep një përgjigje në lidhje me këtë pyetje. Në artikull shkruhet se pacientët me koronavirus mund ta mbajnë patogjenin në traktin e tyre të frymëmarrjes për 37 ditë.
Duke pasur parasysh që periudha aktuale e karantinës rekomandohet si 14 ditë, pacientët mund të jenë ngjitës për më tepër kohë edhe pasi simptomat e tyre zhduken.
Mund ta marrësh përsëri?
Të dhënat nga zyrtarët shëndetësorë në provincën Guangdong të Kinës raportuan se 14% e njerëzve që u shëruan, pasi u testuan përsëri, dolën pozitivë me koronavirus.
Në fund të shkurtit, Reuters raportoi për një grua në Osaka, Japoni që gjithashtu rezultoi pozitive pasi ishte shëruar nga një infeksion i mëparshëm. Një rast i ngjashëm u raportua në Korenë e Jugut.
Ekziston mundësia që virusi të jetë i fjetur në organizëm, pas një periudhe fillestare të sëmundjes me simptoma minimale, përpara se të sulmojë mushkëritë. Por nuk përjashtohet edhe një gabim njerëzor siç është testimi i pasaktë ose pacientët që dalin nga spitali para kohë.
E vetmja rrugë që këshillohet si zgjidhje për parandalimin e përhapjes është izolimi social.
Diskutime rreth kësaj post