Mbas ankimimit të mijëra qytetarëve të Marinzës, Patosit dhe Fierit për tre shpërthime të fuqishme nga ora 00.30-02.30 të kryera nga kompania e naftës Banker’s Petrolium mediat që mbahet si fituese e titullit media më e mirë informative e vitit News 24, nuk vonoi por me shpejtësinç e erës raportoj se në zonën e Marinzës 4 km larg Patosit dhe dhjetra kilometra larg Fierit, na paska rënë termet i shkallë 4.2 Rihter.
Ky informacion sipas kësaj medie dizinformimi, vinte nga Qëndra Europiane e Sizmiologjisë. Lajmi është aq i kamufluar, sa duhet të jemi të bindur se kështu është .
Natyrisht që Qëndra Eueopiane nuk di gjë për shpërthimet e Banker’s. Ajo regjistron vetëm lëkundjet e Tokës dhe si përfundim info është e sakt.
Por çfarë thotë instituti i Sizmoiologjisë në Shqipëri?! Asnjë fjalë sepse Bankers i’a u ka mbyllur që pa gdhirë gojën me para dhe i ka hapur gojën po me para medias shpifse News 24. Qytetarët e Marinzës Patosit dhe rrethinave të Ballshit, po përjetojnë tmerrin e shpërthimeve të kësaj kompanie, por shteti nuk po merr as një masë, për ndalimin e tyre dhe pezullimin e aktivitetin e pa skrupullt, me metoda sikur të nxirej naftë në Arktik..
Dhjetëra qytetar nga Marinza, Patosi dhe Fieri nga kanë dërguar info pranë redaksis së Zathur.net për tmerrin që kanë kaluar mbrëmë, pas mesit të natës nga lëkundjet, pas shpërthimeve të forta të kryera nga kompania Banker’s.
Dikush duhet të përgjigjet e ky dikushi është shteti dhe Ministria e Gjiknurit.
Një turp i madh pë mediat e kazanit që dizinformojnë opinionin dhe mbrojnë me pages si shërbeto,r shkelsi e ligjit dhe dëmtuesit e pasurive dhe pronave të qytetrëve të vëndit të tyre.
Diskutime rreth kësaj post