“Germanwatch” ka publikuar indeksin global të riskut klimatik për vitin 2020 ku merr në analizë 152 shtetet të botës dhe mat impaktin e kushteve ekstreme të motit, si përmbytjet, valët e të nxehtit, stuhitë, etj, gjatë 2 dekadave të fundit.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ndër vendet më pak të rrezikuara në botë sa i përket kushteve ekstreme të motit, dhe renditet në vendin e 125-të në indeksin e përgjithshëm, ku vendi i parë, që i takon Japonisë, është ai me rrezikun më të lartë.
Renditja i referohet vitit 2018, ndërkohë që përgjatë të gjithë periudhës 1999-2018, Shqipëria renditet në vendin e 129-të në botë.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Serbia është në zonën e nxehtë dhe duket të jetë vendi më i vuajtur, ndërkohë që më pas ndjek Bosnje hercegovina e Shqipëria. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova e vuajnë më pak se ne kërcënimin e motit të egër.
Shqipëria ka një renditje mjaft të mire në këtë drejjtim sa i përket fataliteteve si pasojë e kushteve ekstreme të motit, ku renditemi të 137-tët në botë, por jo e njëjta gjë mund të thuhet në drejtim të dëmit ekonomik, ku renditemi në vendin e 87-të në botë.
Në nivel global, Puerto Rico , Myanmar dhe Haiti janë vendet më të prekura nga kushtet ekstreme të motit gjatë 2 dekadave të fundit, ndërsa vendi më i sigurtë rezulton të jetë Bahrein./scan
Diskutime rreth kësaj post