Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar fragmentizimin dhe krijimin disa partive nga ish-kupola e PD-së, mes tyre cilëve Topalli dhe Patozi të cilët do garojnë me 25 Prill.
Ai u shpreh se partitë e krijuara janë të paidentifikuara ende elektoralikisht për të parë çfarë përfaqësojnë.
Mustafaj ka një apel për qytetarët kur të drejtohen për te kutitë e votimit në 25 prill.
“Nuk është edhe aq e fragmentarizuar prej shumë vitesh. Kam parasysh peizazhin e konsoliduar elektoralisht. Partitë e krijuara nga Patozi, Topalli janë të paidentifikuara ende elektoralikisht për të parë çfarë përfaqësojnë. Sigurisht, unë nuk jam nga ata që thonë se këto parti janë të iniciuara nga Edi Rama.
Unë i njoh këto personalitete, por nuk e di se çfarë peshe do të kenë. Unë do të isha i kënaqur që të gjithë ata që nuk votojnë PD do të vonin Topallin apo Patozin dhe nuk do të shkonin të votonin krahun tjetër apo të rrinin në shtëpi. Nëse shkon vota si pakënaqësi ndaj PD do të shkonte dëm. Unë do u bëja ftesë të bënin votim me arsye, shkon përtej emocioneve”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post