Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dha një prononcim për mediat tas firmosjes së marrëveshjes me Bashën për koalicion me PD për zgjedhjet e 25 prilli.
I pyetur nga gazetarët sesa deputetë i kërkoi Bashës në listën e sigurtë, Mediu u shpreh se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt publike dhe ajo i saktëson të gjitha marrëdhëniet e qëndrimet.
“Marrëveshja që firmosëm sot plotëson të gjitha marrëdhëniet e domosdoshme opozitare për të qenë fitues në 25 prill. Ju do ta shihni marrëveshjen, dhe ajo saktëson të gjitha marrëdhëniet dhe qëndrimet, i jep autoritetin PD-së që të çojë emrat në KQZ. Ky është një proces që do të vazhdojë, dhe sipas ligjit ju e dini se kur dorëzohen listat.”, – u shpreh Mediu.
Diskutime rreth kësaj post