Prokuroria shqiptare kërkoi sot ndihmë nga Britania e Madhe, Hong Kongu dhe Rusia për mbylljen e faqeve ku po shpërndahen informacionet sensitive që hakerat kanë arritur të marrin në sistemet online shqiptare. Duke folur për këtë, gazetari Artan Hoxha u shpreh në studion e ABC Live se shqiptarëve u janë vjedhur të gjitha të dhënat personale, që nga identitetet dhe të dhënat e tjera gjenerale.
Sipas Artan Hoxhës për të gjithë shqiptarët duhen identitete të reja për shkak se këto aktualet janë të asksesueshme për të gjithë në botë. Për sa i përket dëmit, sipas gazetarit Hoxha është kolosal, pasi hakerat mund të bëjnë çfarë të duan me të dhënat e vjedhura.
Po ashtu sipas Hoxhës, hakerat kanë goditur edhe kartotekën e policisë dhe sot praktikisht çdo polici është i rrezikuar nga krimi për shkak se të dhënat e tij gjenden lehtësisht. Hoxha ka shtuar se janë investuar 190 milion euro për të parandaluar këto sulme por në fakt asgjë nuk ka funksionuar dhe duhen gjetur përgjegjësit që sollën këto pasoja të rënda për vendin tonë.
Hoxha bëri ironi edhe me faktin se Shqipëria ka dërguar letërporosi për ndihmë në Rusi, një shtet ky që e ka shpallur vendin tonë si një vend jo mik. Sipas Hoxhës Rusia dhe Hong Kongu nuk kanë gjasa që të ndihmojnë Shqipërinë në këtë proces.
Diskutime rreth kësaj post