Në 24 orët e fundit, në Rusi u regjistruan 7099 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë ditor i shënuar deri tani. Në total janë 106.498.
Rusia bëhet kështu vendi i tetë me numrin më të lartë zyrtar të të prekurve të regjistruar në botë, pas Turqisë.
Ndërsa numri i viktimave brenda një dite ishte 101, për një total prej 1073, duke kaluar kështu edhe pragun 1 mijë të të infektuarve, shkruan “Tass”.
Diskutime rreth kësaj post