Një nëndetëse e re ruse e pajisur me armë bërthamore që janë të afta të asgjësojnë aeroplanmbajtëse apo qytete të tëra, doli në det për herë të parë.
“604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit. Ajo u përurua në një kohë kur Rusia u përfshi në një incident me një destrojer britanik në Detin e Zi, shkruan Daily Maily.
Ekspertët i frikësohen faktit se mjeti nënujor, me nofkën “Poseidon”, është pajisur me silurë prej 24 metrash, që nëse shpërthejnë nën ujë mund të shkaktojnë një tsunami radioaktiv dhe kërcënojnë qytetet bregdetare me dallgë shumë të larta.
Anija e madhe thuhet se operon në emër të Drejtorisë Kryesore sekrete të Kërkimit dhe se është thelbësore për operacionin rus të mbledhjes së inteligjencës.
Diskutime rreth kësaj post