Rusia posedon dron nëndetar, të aftë për të bartur kokën më të madhe nukleare, thuhet në një raport që ka rrjedhur nga Pentagoni.
Ekzistenca e bartësit nëndetar të kokës nukleare ishte përfolur edhe në të kaluarën, por dokumenti i Pentagonit e konfirmon këtë.
Raporti i Pentagonit paralajmëron vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar zgjerimin e armëve të saj nukleare.
Dokumenti i zbuluar konfirmon se Rusia ka një nëndetëse të quajtur ‘Status-6’.
Droni-nëndetëse është i aftë të bartë kokë nukleare 100-megatonë, arma më e madhe e tillë sipas Newsweek.
“Rusia po zhvillon gjithashtu të paktën dy sisteme të reja interkontinentalë, si dhe një automjet hypersonik dhe një armë të re bërthamore ndërkontinentale nënujore”, shkruajnë mediat britanike.
Diskutime rreth kësaj post