Kryeministri Edi Rama e cilësoi provokim dhe qesharake ofertën që ambasada ruse në Tiranë i bëri dje Shqipërisë për vaksinën përmes në postimi në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se kishte menduar se ishte një meme, pasi shtoi ai, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla.
Edi Rama tha se pret që Rusia të kërkojë falje për veprimin që bëri. Në fund ai tregoi edhe objektivat për vaksinën dhe nuk e përjashtoi atë të Rusisë.
“Përsa i përket të parës unë kam menduar se ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i drejtorit të komunikimit në ritwitt të një Twitteri të shefes së komisionit europoian. Mendova se ishte një meme, se për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla, dhe kur them provokim, nuk po i paraprij ndonjë demrshi, pranë shtetit rus, se ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë, që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake me këto postime, të sillet sikur është një seksion i portokallisë, apo një konkurrent i portokallisë.
Kështu që nuk po zgjatem më tej, shpreh keqardhjen se nuk shosh arsye që ambasada e Rusisë, të përfshihet në prodhimin e memeve. Sa i përket aspektit tjetër, ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Moderna e AstraZeneca, me këto kompani jemi në komunikim dhe faktikisht shtetet me të cilat komunikojmë në BE janë të drejtuar drejt këtyre kompanive, nuk kemi asnjë arsye të shprehim rezerva apo paragjykojmë vaksinën kineze apo ruse, respekt, por për momentin duke parë edhe të tjerët ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të lindë nevoja apo shikojmë të arsyeshme, patjetër që pa asnjë paragjykim do të shohim edhe alternativat e tjera, por për momentin nuk jemi fokusuar në këto alternativa. Dhe postimi i ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm, një ndjesë e ambasadës ruse qoftë edhe për keqkuptimin do të ishte shumë e mirëpritur”, tha ai.
Moska dje u tregua e gatshme për të sjellë vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Ambasada e Rusisë në Tiranë njoftoi qeverinë shqiptare përmes një postimi në Facebook se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit. Postimi në Facebook i ambasadës ruse i drejtohej Endri Fugës, drejtor i komunikimit në Kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post