Gazprom ka njoftuar pezullimin e gazsjellësit Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar.
Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar se gazsjellësi Nord Stream 1 nuk do të rifillojë sipas planit të shtunën, duke përmendur dëmtimin e motorit të turbinës.
Në një deklaratë, kompania nuk dha një afat kohor për rifillimin e furnizimit me gaz, duke pretenduar se zbuloi një rrjedhje vaji në një turbinë me gaz gjatë mirëmbajtjes.
Gazprom pretendon se rregullimi i rrjedhjeve të naftës në motorët kryesorë është i mundur vetëm në punëtori të specializuara – për të cilat Rusia ka thënë më parë se ishte penguar nga sanksionet perëndimore.
Importi i gazit është ndalur derisa kjo të rregullohet, shkruan BBC.
Europa ka akuzuar më parë Rusinë për kufizimin e eksporteve të gazit si hakmarrje ndaj sanksioneve.
Diskutime rreth kësaj post