Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vlladimir Çizov i bëri ftesë Maqedonisë dhe Shqipërisë që ti bashkohen Unionit Euroaziatik Ekonomik (EEU). Kjo thirrje vjen pasi që BE refuzoi dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.
Diplomati rus ka thënë se Maqedonia dhe Shqipëria më shpejt do të gjejnë mirëkuptim në EEU se sa në BE, transmeton INA. “Jam i sigurt se këto vende, që janë kandidate për anëtarësim në BE dhe gjatë kohë janë vënë në një gjendje pritjeje nga Brukseli, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Unionin Euroaziatik”, theksoi Çizov.
EEU është formuar në vitin 2015 dhe anëtare të saj janë: Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgistani. EEU më 28 tetor nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë, ndërsa një marrëveshje të ngjajshme e ka nënshkruar në vitin 2018 edhe me Iranin.
Diskutime rreth kësaj post