Rusia ka deklaruar se do të përforcojë sistemin ajror të Sirisë, me qëllim mbrojtjen e vendit, pas bombardimit amerikan të bazës ajrore siriane me raketa “Tomahawk”.
Rusia është e pajisur me disa nga sistemet më moderne të raketave tokë-ajër në bazën e saj në Siri dhe radarë me rreze të gjatë veprimi për të lokalizuar rreziqet ajrore në ardhje.
Prania e tyre i pamundëson luftanijeve amerikane të kryejnë sulme dhe rrjedhimisht, raketa “Tromahawk” mbetet zgjidhja më e mirë për Uashingtonin.
Rusia, që mbështet regjimin e presidentit sirian Bashar al Assad, ka dënuar sulmin e palës amerikane. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov e cilësoi sulmin një “akt agresioni ndaj një vendi sovran”.
Nga ana tjetër, Pentagoni deklaroi se pala ruse ishte e informuar për sulmet para se ata të kryheshin. Por sipas ushtrisë ruse, shumë nga raketat amerikane nuk arritën të godisnin në shenjë.
Diskutime rreth kësaj post