Në portin detar të kufirit verior kryeqytetit rus nga Gjermania mbërriti një parti prodhimi nën karantinë të rrezikut të lartë fitosanitar të – sherbelë (Salvia officinalis) e tharë mjekësore, me origjinë nga Shqipëria
(http://www.fsvps.ru/fsvps/news/19358.html dhe https://nevnov.ru/472022-poltonny-albanskogo-shalfeya-zaderzhali-na-granice-s-peterburgom).
Agjencia federale ruse e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar (Rosselkhoznadzor) për Shën Petërburgun dhe rajonin leningradas mori vendim të ndalonte hyrjen e 640 kg sherbelë, meqenëse ky produkt ndalohet përkohësisht të importohet nga Federata Rus, njoftoi Rosselkhoznadzor-i, më 5 dhjetor 2016.
Bën përshtypje fakti si dogana, ashtu dhe karantina fitosanitare shqiptare kanë lejuar eksportin e kësaj sasie të madhe sherbele në drejtim të Rusisë, kur dihet që Moska nuk lejon importimin e bimëve mjekësore dhe eterovajore nga Shqipëria.
Më 8 dhjetor, 2014 Rosselkhoznadzor-i imponoi kufizime të përkohshme për importimin e të gjitha produkteve nën karantinë me rreziku të lartë fitosanitar në territorin e Federatës Ruse nga Republika e Shqipërisë dhe më origjinë nga Republika e Shqipërisë.
Kjo për faktin se Tirana zyrtare iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër bashkimit të Krimesë më Rusinë.
Info
Prodhimi i bimëve medicinale pati një rënie të fortë në vitin 2015 me rreth 38 për qind.
Xhavit Hysenaj nga shoqata e bimëve medicinale pohoi se, qeveria prej dy vitesh ka hequr subvencionin për sherbelën dhe sipas tij ky është shkaku kryesor, pse prodhimi ka rënë vitin e kaluar.
Hysenaj tha se heqja nga harta e mbështetjes buxhetore për sherbelën erdhi pas reputacionit të keq nga fara e kontaminuar më 2013.
Në vitin 2015 u prodhuan 10.8 tonë sherbele nga 17.4 tonë që ishin më 2014.
Në vitin 2012 me përfshirjen në skemën e subvencioneve filloi të rritet kultivimi i bimëve mjekësore në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë më 2012 u dhanë mbi 26 milion lekë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore, teksa u mbollën 376 hektarë me bimë medicinave, kryesisht sherbele.
Diskutime rreth kësaj post