Opozita ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik. Kjo lëvizje e papritur ka ardhur pas mosdakordësisë me draftin e paraqitur në Këshill nga PS.
Pas bojkotimit të mbledhje deputetja Rudina Hajdari deklaroi se PS po bën një hap pas dhe propozimi i saj kërkon që listat të mos hapen 100%.
“Propozimi i PS kërkon që të mos hap listat. Unë i bëj thirrje PS se po bën një hap prapa, nuk është kjo lista e hapur. Ky është një truk që të mbajë lista e mbyllura. I bëj thirrje PS të reflektojë.
Do luftoj deri në fund që lista të jenë totalisht të hapura, boll më me kryetar që vënë në renditje ata kandidatë që i mbajnë si dele e janë si kartina në parlament.
Një votë preferenciale jashtë renditjes nuk ndryshon asgjë, PS të reflektojë më ketë propozim të fëlliqur”, – u shpreh Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post