Kryetaja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me aktualitetin politik në vend, kur vetëm pak orë më parë u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një intervistë në “EuroNews”, Kryemadhi tha se sot presidenti Ilir Meta me deklaratën e sotme kundër miratimit të Kodit Zgjedhor, i ka dalë në krah sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
“Ilir Meta i ka dalë në krah sekretarit të Shtetit. Rudina Hajdari ka qarë katër herë. Sot Meta i ka dalë në krah sekretarit të shtetit. Secili nga ne do të paguajmë nga një haraç për gabimet që kemi bërë”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post