Opozita jashtëparlamentare, ka refuzuar për sot ftesën e Ramës, për takimin në Këshillin Politik. Ata kanë kërkuar që takimi të zhvillohet nesër, ose të premten në orën 11:00. Sakaq, Rama, përmes një postimi në Twitter, nuk heq dorë nga ftesa e parë, dhe i bën thirrje edhe një herë të mos kushtëzojnë Këshillin politik, si Kuvendin dikur.
Por duket se deputeten Rudina Hajdari nuk po ‘e shqetësojnë’ këto zhvillime. Ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social Facebook duke treguar surprizën që ka marrë nga një zonjë që shiste lule në zonën e bllokut.
“Sot, një zonjë e nderuar që shet lule çdo ditë në zonën e bllokut, më dhuroi lule. Një xhest kaq i bukur që më la pa fjalë. Faleminderit për këto dy lule, që mbajnë era mirësi dhe dashuri për njëri-tjetrin”, – shkruan Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post