Deputetja Rudina Hajdari ka qenë sot te Gurra e Labinotit në Elbasan, ku ka pirë ujë burimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se banorët janë të shqetësuar, pasi kuçedra politike 30 vjeçare kërkon ta japë me konçesion këtë burim, duke rrezikuar lënien në thatësirë të gjithë zonës.
Sipas saj, do të ishte një krim i përmasave të pallogaritshme.
Postimi i plotë:
“Gurra e Labinotit shërben si burim uji të pijshëm për gjithë zonën si edhe për vaditjen e tokave bujqësore.Banorët janë shumë të shqetësuar sepse kuçedra politike 30 vjeçare kërkon ta japë me konçesion këtë burim, duke rrezikuar lënien në thatësirë të gjithë zonës.
Do të ishte një krim i përmasave të pallogaritshme, por askush nuk habitet më sot me këta që prenë pyjet, thanë lumenjtë e liqenet, privatizuan detin e malin, vetëm për tu pasuruar vetë.
I premtova banorëve që si unë e si Nisma Thurje do të jemi krah tyre e do të luftojmë pa kompromis që jo vetëm Gurra e Labinotit por çdo burim natyror ti kthehet qytetarëve.
Nëse do të na bashkohesh në Elbasan, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al.” – shkruan Hajdari.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post