Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se është nisur një fushatë e gjerë antikorrupsion ndaj zyrtarëve të lartë. Sipas Hajdarit, priten godtije të forta.
“Vë re një përqasje të re të SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe korrupsionin e vlerësojnë si një çështje shumë të rëndësishme dhe do ta çojnë deri në atë nivel që ta cilësojnë si kërcënim të sigurisë kombëtare. Mendoj se kjo do të ketë pasoja të tjera dhe një fushatë të madhe antikorrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare. Do të shikojmë edhe ngjarje të tjera në vijim. Ky nuk është lajm i keq për Shqipërinë. SHBA dhe BE e konsiderojnë Shqipërinë si një pikë strategjike.
Uroj që të ndodhë për të gjitha anët. E kemi parë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në këto 8 vite. Ka shumë politikanë të korruptuar”, – u shpreh Hajdari për A2.
Diskutime rreth kësaj post