Kuvendi do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 24 prillit. Mësohet se seanca e parë parlamentare do të mbahet në 4 maj.
Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhëresën që iu është drejtuar deputetëve aktualë të Kuvendit të cilëve iu kërkohet që të marrin pjesë në seancën e të martës për të miratuar 12 akte normative. Këto akte lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë etj.
Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.
Gjithashtu, kjo seancë risjell në Kuvend të “humburit” e betejës së 25 prillit. Ata janë deputetët e opozitës së re dhe ata që nuk pranuan të digjnin mandatet. Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Ralf Gjoni, Andi Përmeti e Kujtim Gjuzi, duhet të shijojnë seancat e fundit të kësaj legjislature për ti hapur vendin të zgjedhurve me votë në 25 prill 2021.
Diskutime rreth kësaj post