Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur “çmenduri” deklaratën e presidentit Meta në konferencën për mediat, ku prezantoi dhe propozimin e tij se si mund të zgjidhet kriza politike.
Hajdari u tregua e ashpër me presidentit lidhur kritikat që ai i bëri disa diplomatëve të vendit.
“Këtyre ndërkombëtarëve si nuk i vjen turp që nuk thanë një fjalë po ky kryeministër si nuk bëri asgjë për opozitën që iku nga parlamenti?” tha Meta gjatë fjalës së tij ku dhe shtoi se “Marrëdhëniet e mija me SHBA, kanë qenë, janë dhe do të jenë të kristalta dhe jashtë çdo fijeje dyshimi”.
Por për deputeten Hajdari, presidenti i vendit sulmoi SHBA dhe misionin e OSBE në Shqipëri.
“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në Shqipërinë post-komuniste ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehem shumë e turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë të nderuar për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari në Twitter.
Presidenti Meta gjatë fjalimit të tij sot e përdori faktin se OSBE vlerëson zgjedhjet dhe deklaratat e ambasadores Glover në favor të argumenteve të tij.
“Votimet i vlerëson OSBE/OHDIR pastaj këto lojërat e ambasadave nuk merrem. Besoj se mesazhet e zonjës Glover kanë qenë tepër të qarta dhe në raport me dekretin e Presidentin dhe marrëdhënieve juridike. Shumë nga arsyet ligjore që shoqëronin dekretin tim ishin dhe në shqetësimet e raportit të zonjës Glover” tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post