Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Parlament ka bërë më dije se ka nuk heq dorë nga kërkesa për lista të hapura. Ajo tha se sesioni parlamentar duhet të mbyllet me ndryshimin e sistemit, përndryshe politika do jetë e humbur përpara shqiptarëve.
“Gjithmonë e ka dikush fajin vetëm ju nuk e keni fajin. Reforma në Drejtësi ka ngelur peng.
Sezoni i Parlamentit po mbyllet por duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe, ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave në 2021, përndryshe do jemi të humbur totalisht përpara shqiptarëve.
Unë e shikoj në sytë e cdo njeriu, shumica juaj nuk shikoni një lidhje të drejtpërdrejt me elektoratin.
E di që ndoshta jeni lodhur nga kjo mënyrë të foluri por është esenciale. Këshilli Politik është kthyer në një arenë tjetër ku politikanët shohin vetëm interesat e tyre.
Do luftoja fort që bashkë me kolegët e mi ti qëndrojmë kësaj kauze dhe t’i imponohemi mazhorancës për t’i çuar këto gjëra deri në fund”, – tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post