Deputetja Rudina Hajdari ka propzuar sot që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, të shërbejë si një platform bashkpunimi për reformën zgjedhore, duke lënë të kuptojë nevojën që në të të përfshihen ata aktorë që janë të interesuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe që nuk janë të papërfaqësuar nga partitë tradicionale. Hajdari kritikoi draftin e Partisë Socialiste dhe u përqëndrua tek nevoja që ndryshimet ti japin shans më shumë njerëzve të papërfaqësuar nga kryetarët e partive, qe të perfshihen në garë.
Fjalimi I plotë:
Reforma elektorale është kryefjalja dhe çelsi i zgjidhjes së krizës aktuale. Drafti i paraqitur më parë nga mazharonca është një draft i cili jo vetëm nuk zbaton rekomandimet bazë të OSBE-ODHIRIT por thellon krizën aktuale. Nuk kam asnjë bësim dhe asnjë shpresë se kjo mazhorancë është gati të bëj ndryshimet e nevojshme që adresojnë problemet më themelore shfaqur nga marreveshja e 2008 që ka shkaktuar një urretje të thellë për elitën poltike.
Jam gati të bashkëunoj për të gjetur një zgjidhje jashtë dyerve këtij parlamenti për të gjetur nje konsesus midis palëve kryesore.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhorë është një zgjidhje fiktive dhe extra-parlamentare apo extra-ligjore. Agjenda e kësaj tryeze të përcaktohet nga kërkesat e qytetarëve për të pasur përfaqësues të zgjedhur në mënyrë që qytetarët të ndihen më të përfaquar.
Vërtet Kryeministri argumentoi që sistemi aktual zgjedhor solli një risi, një përaqësimin të grave deputete në parlament, por pyetja ime është a ka sjellur ky përfaqësim një ndryshim në shoqërinë Shqiptare ku gratë dhe vazjat dhunohen dhe vriten më shumë se kurrë?
A e ka ndryshuar kjo mentalitetin maskilist në Shqipëri.
Përgjigjja ime do ishte jo sepse kemi akoma njerëz në pushtet që kanë treguar që janë të pamëshirshëm jo vetëm para popullit të tij por edhe ndaj Partive të tyre duke lënë shumë gra dhe vajza në radhët e Partisë Socialistë dhe Demokratike pa pasur një kontribut real që shkon jashtë vijës së urdhrave të partisë.
Të gjitha këto përbëjnë dështime, ndërkohë që mungesa e një opozite konstruktive po-ashtu problem i cili duhet të gjejë zgjidhje.
Herët e vonë do përballeni me dështimet tuaja dhe nuk do keni askënd për t’ia lënë fajin. Mos pranimi i dështimeve ka arritur në nivelin e autokracisë dhe të arrogancën e pushtetit. Bashkë me ata që do mbështesin unë do jem këtu të them të vertetat, problmet reale dhe alternativat për zgjedhjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post